
Është ndarë nga jeta imami Muhamet ef. Neziri, i cili për vite me radhë i shërbeu me përkushtim komunitetit të Dobrajës së Madhe.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi nga bashkëfshatarët, të cilët e kanë kujtuar si udhërrëfyes shpirtëror, këshillues dhe njeri që la gjurmë në jetën e xhematit dhe të gjithë fshatit.
Në mesazhin e ngushëllimit, ata kanë vlerësuar përkushtimin, fjalën e mirë dhe kontributin e tij në shërbim të fesë dhe komunitetit, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, më 3 nëntor 2026, në varrezat e fshatit Dobrajë e Madhe, pas namazit të drekës.
Bashkëfshatarët i kanë shprehur lutjet që Allahu ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus.