
Ish-banorja e “BBVK”-së, Alby The Goat ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj të fundit në Instagram.
Ajo ka ndarë një fotografi romantike në krah të të dashurit, ku të dy shfaqen të veshur me kostume të kuqe, të frymëzuara nga filmi i njohur “The Incredibles”, shkruan Indeksonline.
Çifti shfaqet duke shkëmbyer një puthje pasionante, ndërsa duket se nuk kanë kursyer aspak momentet e afërsisë dhe dashurisë.

Postimi i Albyt ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale, duke sjellë një tjetër moment që pritet të komentohen nga ndjekësit e saj.
