Do të befasoheni, ky është emri i vërtetë i Nichit

12:18 | 04 Nëntor 2026

Nichi është një nga banorët e “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili që në ditët e para ka tërhequr vëmendjen me energjinë, humorin dhe karakterin e tij.

Reperi po shfaqet mjaft aktiv brenda shtëpisë, duke u përfshirë në biseda, situata dhe dinamika të ndryshme me banorët e tjerë.

Por, a e dini cili është emri i tij i vërtetë?

Artisti quhet Bleon Krasniqi, ndërsa emri skenik “Nichi” është një shkurtim i frymëzuar nga mbiemri i tij.

I lindur më 8 nëntor 2002, Nichi ka nisur të merret me muzikë që në moshën 17-vjeçare, ndërsa në repertorin e tij përfshihen këngë si “Manekene” dhe “Kartela”.

Tashmë, përtej muzikës, ai po prezanton një anë tjetër të personalitetit të tij përmes eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova 5”.

Komento: