
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për gjetjen e të miturit Ismail Qekiqaj, 13 vjeç, nga Deçani, i cili është raportuar i zhdukur.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, i mituri është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt më 1 nëntor 2026.
Deri më tani, nuk dihet vendndodhja e tij.
Me autorizim të prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tij, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes sa më të shpejtë.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e 13-vjeçarit, të lajmërojnë në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
Autoritetet theksojnë se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e të miturit.
