
Drejtoria Rajonale e Policisë ka njoftuar se është gjetur 13-vjeçari I.Q, i cili ishte raportuar si person i zhdukur më 01.11.2026.
I mituri ishte larguar nga strehimorja në fshatin Dardani të Ferizajt, ku ishte nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.
“Pas angazhimit të hetuesve rajonalë në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj dhe Deçan, më 05.11. 2026, rreth orës 00:15, disa qytetarë e kanë vërejtur të miturin pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kanë dorëzuar në stacionin policor ne Ferizaj” thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se, pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, i mituri është vendosur për strehimin e tij të përkohshëm në një srehimore të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga institucionet kompetente.