Komandanti i FSK-së dekorohet me dy medalje nga Garda Kombëtare e Iowas

15:40 | 07 Nëntor 2026

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është nderuar me dy dekorata nga Garda Kombëtare e Iowas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë i ditur nga FSK-ja, e cila përmes një postimi në Facebook ka publikuar edhe videon e ceremonisë së dekorimit.

Sipas njoftimit, Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Stephen E. Osborn, e ka dekoruar Jasharin me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, që është simbol i këmbësorisë.

“Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, dekoroi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë”, është njoftuar nga FSK.

Komento: