Protesutesit hedhin tymuese te Ministria e Drejtësisë dhe Policia e Kosovës, kërkohet drejtësi për Arlindën

13:34 | 07 Nëntor 2026

Është mbajtur protestë në Prishtinë në kuadër të protestës mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale.

Protestuesit kanë marshuar me pankarta të ndryshme, përmes të cilave kanë shprehur revoltën ndaj dhunës dhe vrasjes së grave, si dhe kanë kërkuar më shumë siguri dhe mbrojtje për to.

Protesutesi më pas kanë vazhduar dhe janë ndalur te Ministria e Drejtësisë ku kanë hedhur tymuese, dhe më pas kanë vazhduar te Policia e Kosovës ku kanë lëshuar edhe auto-incizimin e Arlindës me policin Faruk.

Ndër pankartat e shfaqura në protestë ishin mesazhet:

“Patriarkati e feston djalin, e çikën as nuk e mbron”.

“Siguria e grave është përgjegjësi shtetërore”.

“Shkarkim, burgim, dorëheqje”.

Komento: