
Buletini Ekonomik ka publikuar disa të dhëna lidhur me gjendjen ekonomike në vend, si të ardhurat dhe shpenzimet që i ka një i ri në Kosovë.
Në postim thuhet se paga minimale në Kosovë është rreth 455 euro neto, 500 bruto, kurse shpenzimet minimale janë mes 565 dhe 685 euro në muaj. Ndërsa, deficiti mujor është mes 110 dhe 230 euro.
Në postim, Buletini Ekonomik ndan të dhëna edhe për atë se si shpenzohen paratë gjatë muajit.
Ku përfshihet qiraja, ushqimi, transporti, interneti dhe telefoni, rryma, uji dhe ngrohja, si dhe higjiena, produkte personale, veshmbathje e shpenzime të paparashikuara.

