LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në këtë komunë

22:11 | 12 Nëntor 2026
konjufca-kandidat-i-pushtetit-per-president,-ldk:-rrezikohen-zgjedhje-te-reja,-vv-ka-qasje-te-papergjegjshme-politike

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual qeverisës në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Shtime, Kastriot Shabani, i cili njoftoi se marrëveshja është nënshkruar zyrtarisht mes dy subjekteve politike.

Sipas Shabanit, marrëveshja është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe është arritur mbi parimet e qeverisjes së mirë dhe mirëbesimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në kuadër të këtij koalicioni, LDK-ja do të marrë drejtimin e katër drejtorive komunale, si dhe pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Shabani ka theksuar se bashkëpunimi synon zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve gjatë mandatit aktual.

Komento: