Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother

00:40 | 14 Nëntor 2026
iu-desh-nje-raport-mjekesor-per-ta-bindur,-ky-eshte-lajmi-trondites-qe-beharja-e-mori-sa-ishte-akoma-ne-big-brother

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Beharja ka vendosur të largohet nga shtëpia para disa ditës dhe sonte ka refuzuar edhe ftesën për të qenë pjesë e spektaklit Prime.

Gjatë spektaklit u bë e ditur se asaj i ishte bërë ftesë për të marrë pjesë, por kishte zgjedhur të mos paraqitej.

“E kemi ftuar të vinte në Prime, por ka zgjedhur të mos jetë pjesë e spektaklit”, tha Alaudini.

Ndërkohë, u transmetua edhe klipi nga dhoma e rrëfimit, ku Beharja shpjegoi arsyen e vendimit të saj, duke theksuar se bëhet fjalë për fëmijët e saj.

“Përderisa bëhet fjalë për fëmijët e mi, normal që duhet me mendu mirë… Për fëmijët e lo pa mendu dy herë”, u shpreh ajo.

Alaudini tha se në letër ajo lexonte një raport mjekësor.

Komento: