Këtë fundvit dhuroni produkte vendore, MINTI nis fushatën “Dhuro Made in Kosova”

12:30 | 14 Nëntor 2026
arrestohet-nje-burre-ne-podujeve,-vodhi-gjera-ne-nje-market-me-vlere-75-euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë thirrje për bashkëpunim me platformat online që operojnë në Kosovë, në kuadër të fushatës “Dhuro Made in Kosova”.

Kjo nismë synon të promovojë produktet vendore gjatë festave të fundvitit, të rrisë shitjen e tyre dhe të mbështesë bizneset që prodhojnë në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Përmes kësaj fushate, MINTI synon të bashkojë platformat digjitale në një hapësirë të përbashkët promovimi, në mënyrë që produktet vendore të kenë më shumë dukshmëri dhe të jenë më të qasshme për konsumatorët.

Ministria vlerëson se periudha e festave të fundvitit paraqet një mundësi të mirë për të nxitur qytetarët që, gjatë blerjes së dhuratave dhe produkteve të ndryshme, t’u japin përparësi prodhimeve vendore.

Platformat online që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj nisme mund ta shprehin interesimin për bashkëpunim përmes adresës elektronike dhuro.mik@rks-gov.net, duke specifikuar emrin e platformës dhe personin kontaktues.

Sipas MINTI-t, qëllimi i fushatës është rritja e konsumit të produkteve vendore, zgjerimi i mundësive të shitjes dhe krijimi i një kulture që vlerëson prodhimin në Kosovë.

“Dhuro vendore, mbështet ekonominë tonë!”, është mesazhi i kësaj fushate të fundvitit.

Komento: