
Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona të Prishtinës.
Shkak është pëlcitja e një gypi të ujësjellësit me diametër DN 200 në Hajvali, ndërsa ekipet teknike kanë dalë në terren për sanimin e defektit.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, ndërprerja e furnizimit është e përkohshme dhe prek këto zona:
Veternik
Zona afër Gorenjes
Zona te Rezonanca
Lagjja Qershia
Lagjja Qëndresa
Lagjja Nic
Nga kompania kanë bërë të ditur se ekipet teknike po punojnë për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm.