E pranon Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

15:32 | 15 Nëntor 2026
vucic:-kosoven-nuk-e-njohim-as-“de-facto”-as-“de-jure”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë, duke pretenduar se kryeministri Albin Kurti u lejon atyre hyrjen në Kosovë, ndërsa atij dhe familjarëve të tij jo.

Sipas medias serbe “Nacionalni Magazin”, Vuçiq ka shprehur pakënaqësi për atë që ai e ka cilësuar si trajtim të ndryshëm të përfaqësuesve të Listës Studentore në krahasim me të dhe anëtarët e familjes së tij.

“Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar dhe as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka thënë se përfaqësuesit e Listës Studentore fillimisht kishin deklaruar se nuk kishin shkuar në Kosovë si përfaqësues politikë, ndërsa më pas, sipas tij, në një komunikatë ishte bërë e ditur se peshkopi Teodosije i kishte pritur si përfaqësues të Listës Studentore.

“Ata e dinin shumë mirë dhe pikërisht për këtë e morën lejen, sepse e dinin”, ka deklaruar Vuçiq.

Komento: