Albana Xhemajli, e dyshuara në operacionin “Heshtja”, kishte luajtur edhe në një serial vendor

14:47 | 16 Nëntor 2026

Albana Xhemajli, 26-vjeçarja që është në mesin e gjashtë personave të arrestuar në operacionin antidrogë të Policisë së Kosovës, të koduar “Heshtja”, ka pasur edhe një përvojë në fushën e aktrimit.

Ajo kishte marrë pjesë si aktore në serialin vendor me titull “Mama mia Llaperqino”, ku ishte paraqitur në një rol aktrimi, raporton ORAinfo.

Xhemajli, me origjinë nga Komuna e Vitisë, u paraqit sot në seancën e procedurës paraprake në Gjykatën në Prishtinë, së bashku me ish-ministrin Astrit Haraqija dhe katër të dyshuarit e tjerë.

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ajo dyshohet për përfshirje në aktivitetin e grupit kriminal. Megjithatë, këto pretendime mbeten dyshime dhe nuk përbëjnë vendim fajësie. /ORAinfo/

Komento: