
Bota e boksit është tronditur nga një lajm i rëndë, pasi ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare boksieri i njohur nga Irlanda, Lee Reeves.
Ai ndodhej i shtrirë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore që nga muaji gusht i këtij viti, si pasojë e dëmtimeve të rënda që kishte pësuar në kokë gjatë një dueli në ring.
Tronditja fatale ndodhi pas një nokauti brutal që Reeves mori nga kundërshtari i tij, Gary Cully. Pavarësisht betejës tremujore të mjekëve dhe qëndrimit të vazhdueshëm në kujdes intensiv, 31-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë sot në moshë të re.
Gjatë karrierës së tij profesionale, Lee Reeves kishte zhvilluar gjithsej 18 meçe, prej të cilave kishte regjistruar 16 fitore dhe vetëm dy humbje, duke lënë gjurmë si një sportist i përkushtuar në ring.