Nora, e cila është bërë pjesë e edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova”, mësohet se në të kaluarën ka qenë në një lidhje dashurie me reperin Mak Zogaj.
Gjatë një interviste përballë Elita Rudit në “ATV”, Mak Zogaj ka pranuar se njëra prej ish-të dashurave të tij është pjesë e këtij reality show, por nuk ka zbuluar emrin e saj.
Ndërkaq, sipas burimeve të “Kosovares”, ai ka qenë në një lidhje me Norën.
Kështu, Nora bëhet një nga banoret për të cilat publiku mund të mësojë më shumë edhe për jetën e tyre para hyrjes në shtëpinë më të famshme në vend.



