LAJMI I FUNDIT: Arrestohet aktorja e njohur kosovare, e keni parë në serialin e famshëm vendor – kjo është arsyeja e prangosjes

21:50 | 16 Nëntor 2026
lajmi-i-fundit:-arrestohet-aktorja-e-njohur-kosovare,-e-keni-pare-ne-serialin-e-famshem-vendor-–-kjo-eshte-arsyeja-e-prangosjes

Albana Xhemajli, 26-vjeçarja që është në mesin e gjashtë personave të arrestuar në operacionin antidrogë të Policisë së Kosovës, të koduar “Heshtja”, ka pasur edhe një përvojë në fushën e aktrimit.

Ajo kishte marrë pjesë si aktore në serialin vendor me titull “Mama mia Llaperqino”, ku ishte paraqitur në një rol aktrimi, raporton ORAinfo.

Xhemajli, me origjinë nga Komuna e Vitisë, u paraqit sot në seancën e procedurës paraprake në Gjykatën në Prishtinë, së bashku me ish-ministrin Astrit Haraqija dhe katër të dyshuarit e tjerë.

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ajo dyshohet për përfshirje në aktivitetin e grupit kriminal.

Megjithatë, këto pretendime mbeten dyshime dhe nuk përbëjnë vendim fajësie.

Komento: