Gjermania e shkatërron Holandën

22:48 | 16 Nëntor 2026

Gjermania ka siguruar kalimin në fazën e “play-offit” të Ligës A në Ligën e Kombeve, pasi e ka mposhtur bindshëm Holandën me rezultat 5-0.

Pavarësisht humbjes së thellë, edhe holandezët kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër, falë bilancit më të mirë në përballjet direkte ndaj Greqisë.

Derry Scherhant e zhbllokoi rezultatin për gjermanët, ndërsa në pjesën e dytë vendasit shpërthyen me katër gola të tjerë.

Florian Wirtz realizoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Nico Schlotterbeck dhe lojtari me prejardhje shqiptare Brajan Gruda, për fitoren më të thellë në historinë e përballjeve mes këtyre dy kombëtareve.

Gruda shënoi edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Serbisë, duke shënuar dy gola në dy paraqitjet e tij të para me Gjermaninë.

Me këtë triumf, Gjermania u ngjit nga vendi i tretë në krye të grupit, ndërsa Holanda siguroi kualifikimin pavarësisht disfatës së rëndë.

Ndërkohë, Greqia u eliminua në mënyrë të dhimbshme, duke u bërë kombëtarja e parë në historinë e Ligës së Kombeve që grumbullon 11 pikë, por nuk arrin të përfundojë në dy vendet e para të grupit.

Komento: