
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk ka në partinë e saj ndonjë njeri që ka qëllim të keq sa i përket Ligjit për Specialen.
Çitaku në konferencë për media është pyetur se pse fillimisht PDK-ja ka kërkuar nga presidentja Justina Shiroka Pula ta rikthejë në Kuvend, Ligjin për Specialen, e tash po kërkon sërish të miratohet i njëjti ligj.
“Nuk ka pas njeri në PDK, e po dua të besoj as në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e posaçërisht ata që e kanë votuar, që mund të kenë pasur qëllim të keq. Nuk ka në PDK njeri që ka qëllim të keq, apo agjendë të dytë në raport me ligjin”, tha Çitaku.