
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vazhduar kompletimin e kabinetit të saj.
Gazeta Nacionale ka mësuar se presidentja ka emëruar këshilltarët dhe zyrtarët e rinj që do të jenë pjesë e kabinetit të saj.
Sipas burimeve të Gazetës Nacionale, në mesin e emërimeve të rinj janë katër këshilltarë dhe tre zyrtarë ekzekutivë.
Gazeta Nacionale ka mësuar emrat e personave që janë pranuar në këto pozita në kabinetin e Presidentes.
Këshilltarët e rinj të emëruar janë: Laura Kryeziu, Art Berisha, Ali Caka, Ardian Kolaj.
Ndërsa në mesin e zyrtarëve ekzekutivë të emëruar janë: Nitë Krasniqi, Prishila Marku-Ramaj, e cila është nga Shkodra, dhe Lule Pashku.
Gazeta ka dërguar pyetje në Presidencë për të kuptuar fushat që mbulojnë këshilltarët dhe zyrtarët e rijnë, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk është kthyer asnjë përgjigje.
Emërimet e reja vijnë në kuadër të organizimit dhe plotësimit të kabinetit presidencial.
Emërimet e mëhershme
Pas largimit nga Presidenca të militantes së VV-së, Beria Abazi, presidentja Shiroka-Pula kishte angazhuar edhe tri femra në kabinetin e saj.
Gazeta Nacionale ka raportuar se në muajin tetor shefja e shtetit për këshilltare ka emëruar Teuta Rexhepin, Rina Asanin dhe Agona Jashari-Ajvazin.
Gazeta ka raportuar se Teuta Rexhepi është pretendentja kryesore për t`u emëruar shefe e stafit të presidentes.
Ajo është njeriu më i afërt me presidenten, të cilën e shoqëron pothuajse në çdo aktivitet.
Berita Abazi pozitën e shefes së stafit të kabinetit të presidentes e ka lënë në muajin tetor dhe është kthyer te kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
Pas largimit të Abazit, ende nuk dihet nëse Shiroka-Pula do t`i largojë nga stafi edhe disa militantë të VV-së.
Gazeta ka kërkuar të dijë nga Presidenca, nëse presidentja Shiroka-Pula do t’i lirojë nga detyra edhe ish-anëtarët e stafit të ish-kryeparlamentares Albulena Haxhiu, përkatësisht Alba Hondozi, Art Rexhepi dhe Getoar Sylaj, të cilët aktualisht janë të angazhuar si nëpunës të kabinetit të Presidentes, me emërime të bëra nga Berita Abazi.
Qysh në ditët e para të marrjes së mandatit, Shiroka-Pula kishte emruar si këshilltar për media Bekim Kupinën.
Kupina është bashkëshorti i këshilltares për media të kryeparlamentares Albulena Haxhiut, Vlora Konushevcit.
Kurse si zëvendësshefe e stafit të presidentes është emëruar ka emëruar Donika Kavajën.