
Shkencëtarët në Kinë kanë zhvilluar një teknologji inovative që mund të ndryshojë përgjithmonë qasjen ndaj trajtimit të rënies së flokëve.
Bëhet fjalë për një krehër elektronik të quajtur “Detangle”, i cili përmes stimulimit elektrik dhe shpërndarjes së substancave aktive ka treguar rezultate mbresëlënëse në fazën eksperimentale.
Pajisja e re, e prezantuar në revistën prestigjioze shkencore “Nature Communications”, është testuar deri më tani te minjtë, ku ka dëshmuar efikasitet më të lartë se trajtimet tradicionale kundër alopecisë androgjenetike (tullacërisë mashkullore).
Si funksionon krehëri “Detangle”?
Sipas studimit të realizuar nga ekipi i studiuesve nga Universiteti Beihang në Pekin, krehëri përmban dhëmbëza elektronike me gjatësi të ndryshme, të pajisura me elektroda dhe molekula të integruara.Kjo formë e veçantë gjeneron fusha elektrike që nxisin drejtpërdrejt folikulat e flokëve dhe lejojnë depozitimin e trajtimeve gjenetike deri në nëntë herë më thellë në lëkurë sesa aplikimi i zakonshëm. Në modelet eksperimentale, kombinimi i plotë i sistemit “Detangle” arriti një shkallë të rikthimit të flokëve prej afër 98 për qind brenda vetëm një muaji, duke lënë pas trajtimet klasike me minoxidil (që shënojë rreth 70 për qind sukses) apo finasterid.

Sfidat dhe hapat e ardhshëm
Pavarësisht rezultateve optimiste në laborator, shkencëtarët theksojnë se teknologjia është ende në fazën eksperimentale.
Mungesa e provave te njerëzit: Deri më tani nuk ka asnjë provë se krehëri do të japë të njëjtat rezultate te njerëzit.
Nevojiten testimet klinike: Përpara se pajisja të dalë në treg apo të përdorë gjerësisht për miliona burra që preken nga tullacëria gjatë jetës, do të duhen studime shtesë dhe prova rigoroze klinike për të vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin e saj.