Nga Haga në Kosovë, ja sa herë u lejua Jakup Krasniqit të vije në atdhe – sot për shkak të gjendjen së rënduar të gruas

20:35 | 18 Nëntor 2026
nga-haga-ne-kosove,-ja-sa-here-u-lejua-jakup-krasniqit-te-vije-ne-atdhe-–-sot-per-shkak-te-gjendjen-se-renduar-te-gruas

Kjo është hera e dytë që Jakup Krasniqi vjen në Kosovë që nga dërgimi i tij në Hagë.

Jakup Krasniqi është nisur nga Haga drejt Kosovës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Me këtë udhëtim, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës do ta vizitojë atdheun për herë të dytë që nga arrestimi dhe dërgimi i tij në Hagë.

Vizita e tij e parë në Kosovë pas arrestimit u realizua më 10 tetor 2024, pasi mori lejen përkatëse nga Dhomat e Specializuara. Atëkohë, qëndrimi i tij u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me përcjelljen e vazhdueshme të zyrtarëve të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Gjatë asaj vizite, Krasniqi fillimisht qëndroi në varrezat e Negrocit, ku bëri homazhe te varri i vëllait të tij, Azem Krasniqi.

Homazhet i realizoi nën mbikëqyrjen e katër zyrtarëve të huaj, të angazhuar për ta përcjellë gjatë gjithë qëndrimit të tij në Kosovë.

Ndërkaq, më 16 shtator, Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Komento: