Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur nga Haga drejt Kosovës.
Mësohet se arsyeja e ardhjes së tij lidhet me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.
Ekipet e EULEX-it janë aktualisht te shtëpia e tij në Velani të Prishtinës.
Kjo është vizita e dytë e ish-kreut të UÇK-së në Kosovë që nga transferimi në Hagë.
Më 16 shtator, Krasniqi u dënuar me 25 vjet burgim nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale.


