Vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kreut të UÇK-së që sot po qëndron në vizitë në Kosovë, iu është mohuar vizita te familjari i tij.
Para mediave,Daut Krasniqi tregoi se çfarë iu tha atij, duke e pamundësuar një takim me vëllain, Jakupin
“Vajza e tij më tregoi, bac mos na e prishni renin neve se na e ndalin vizitën, jo i thash me e prish unë nuk po du. Me ndreq diçka se për me prish, e prisht është boll”, u shpreh ai.
Pos tjerash, ai tregoi se gjendja e bashkëshortes së Jakup Krasniqit nuk është dhe aq e mirë.
“Ligësht, ka qenë në Turqi, analiza i ka dalë keq”, u shpreh ai.


