
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka dhënë tender në vlerë prej 57 mijë e 600 eurosh për marrjen e automjeteve me qira për nevojat e këtij institucioni.
Sipas të dhënave të publikuara në njoftimin për dhënie të kontratës, marrëveshja kornizë do të ketë kohëzgjatje prej 12 muajsh, raporton ORAinfo.
Kontrata i është dhënë kompanisë Mercom Auto SH.P.K., ndërsa vlera e parashikuar e saj ishte 60 mijë euro.

Në këtë aktivitet të prokurimit është pranuar vetëm një ofertë.

Data e dhënies së kontratës është 9 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 20 nëntor 2026. /ORAinfo/
