Ish-kryeparkamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizitën e tij disarorësh në Kosovë, të cilën e zhvilloi gjatë ditës së sotme nën përcjellje dhe masa të rrepta, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Krasniqi i cili është dënuar nga Gjykata e Hagës, ka ardhur në Kosovë përmes një vizite emergjente familjare të mundësuar nga autoritetet kompetente, për të qëndruar për disa orë pranë familjarëve të tij në shtëpinë e tij, për shkak të shqetësimeve shëndetësore me të cilat po ballafaqohet bashkëshortja e tij.
Pas përfundimit të kohës së caktuar dhe vizitës në shtëpi, ai është nisur sërish për t’u kthyer në Hagë.



