Ligji për Specialën, Çitaku dhe Hamza në takim me Kurtin

10:29 | 19 Nëntor 2026

PDK-ja në takim me Kurtin, në fokus Ligji për Specialen.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku dhe ish-kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Sipas informacioneve, temë e diskutimit është Ligji për Dhomat e Specializuara, i cili pritet të hidhet në votim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info

Komento: