
Vëllai i Jakup Krasniqit nuk ka arritur as sot të takohet me të, ndonëse ka shkuar sërish pranë shtëpisë së tij.
Ai dje ka treguar se vajza e Jakup Krasniqit, i ka kërkuar që të mos takohet me ish-kryetarin e Kuvendit.
Për këtë arsye, vëllai i Krasniqit ka qëndruar vetëm përreth shtëpisë, pa arritur të takohet me të.
Jakup Krasniqi ndodhet në Kosovë që nga dita e djeshme, pasi është lejuar të vijë nga Haga për një vizitë familjare. Vizita raportohet se lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.