
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit dhe gjendjen shëndetësore të gruas së ish-kryekuvendarit.
Kurti ka thënë se është e dhimbshme situata e rëndë nëpër të cilën po kalon familja Krasniqi dhe thotë se të gjithë janë pranë tyre.
“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit. Në këto momente bashkëndjejmë me vuajtjen dhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë, në një situatë ku ai u dënua më 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi. Të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, ka thënë Kurti.