“Nuk e shohin se s’ka rrymë”, Rama ironizon qytetarin që e kritikoi për mbeturinat

14:35 | 20 Nëntor 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është përgjigjur me ironi një qytetari që e ka kritikuar për gjendjen me mbeturinat në kryeqytet.

“Nuk e shohin se s’ka rrymë!”, ka shkruar Rama, në një përgjigje sarkastike ndaj kritikave të qytetarit.

Megjithatë, problemi me mbeturinat në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët, pasi në disa pjesë të kryeqytetit janë krijuar grumbuj mbeturinash, duke ngritur shqetësime edhe për higjienën dhe rrezikun e përhapjes së infeksioneve.

Përgjigjja e Ramës vjen në një kohë kur kryeqyteti po përballet me kritika për menaxhimin e mbeturinave, ndërsa organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” po vazhdon të jetë në pikëpyetje, pas anulimit të takimit të paraparë në Athinë.

Ndërkohë, mbrëmjen e së enjtes edhe Kuvendi i Kosovës mbeti pa energji elektrike gjatë seancës ku po diskutohej Projektbuxheti për vitin 2027.

Komento: