
Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar një mesazh kushtuar ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas vizitës së tij të fundit në Kosovë.
Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, platforma ka bërë një krahasim mes dy periudhave të ndryshme të jetës së Krasniqit, duke iu referuar angazhimit të tij në luftën për çlirimin e Kosovës dhe përballjes së tij aktuale me procesin gjyqësor në Hagë.
“Dy kohë të ndryshme, dy beteja për liri. E para për të gjithë, e dyta sërish për të gjithë – për Kosovën, për UÇK-në, për historinë”, thuhet në postim.
Në fund të mesazhit, platforma i është drejtuar Krasniqit me fjalët: “I njëjti njeri. Stoik e çlirimtar, atëherë, sot e përjetë! Baci Jakup”.