
Presidentja Shiroka Pula ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke vlerësuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908 dhe kontributin e 50 delegatëve në unifikimin e alfabetit.
Ajo theksoi se ruajtja, pasurimi dhe përcjellja e gjuhës shqipe te brezat e rinj është përgjegjësi e përbashkët dhe detyrim ndaj trashëgimisë kombëtare.
Postimi i plotë:
Alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës sonë dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar.
Lufta jonë për liri u bë edhe për gjuhën shqipe, për të drejtën për ta folur dhe shkruar atë lirshëm.Sot, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje 50 delegatët nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët në Kongresin e Manastirit, më 1908, u bashkuan për një nga vlerat themelore të identitetit tonë kombëtar, gjuhën shqipe.
Përgjegjësia jonë është ta ruajmë, ta pasurojmë dhe t’ua përcjellim brezave këtë trashëgimi me dinjitet dhe përkushtim.Ajo është trashëgimia jonë e përbashkët dhe një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj.
Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!