Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor

21:28 | 24 Nëntor 2026

Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, janë parë duke bashkëbiseduar gjatë pritjes tradicionale të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, në prag të 28 Nëntorit.

Pritja është organizuar nga ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, politikë dhe personalitete publike.

Komento: