
Një zyrtar i Doganës së Kosovës është sulmuar të martën në pikën e kalimit kufitar në Merdar të Podujevës.
Florim Blaku, është biznesmeni llapjan që ka përplasur me veturë një doganier pasi i ishte dhënë urdhri për ndalim kontrolli.
Blaku është pronari i Mobi Shop Lila në Podujevë.
Zyrtari i doganës ka pësuar lëndim trupor në gjymtyrë dhe gjendja e tij është stabile.