13 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës

20:08 | 25 Nëntor 2026

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për mbërritjen e 13 autoambulancave të reja, të cilat së shpejti do të shpërndahen në komunat e Kosovës.

Sipas Vitisë, secila autoambulancë është e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për mbështetjen bazike të jetës (BLS), duke mundësuar ndërhyrjen në vendngjarje dhe vazhdimësinë e kujdesit ndaj pacientit gjatë transportit drejt spitalit.

Ministri ka theksuar se forcimi dhe modernizimi i kujdesit parësor shëndetësor në komuna është jetik për reagim të shpejtë dhe ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore.

“Me pajisje moderne dhe kapacitete të shtuara, synojmë shërbime emergjente më të shpejta, më të sigurta dhe më cilësore për qytetarët tanë”, ka shkruar Vitia.

Ministri nuk ka specifikuar se cilat komuna do të përfitojnë nga shpërndarja e autoambulancave të reja.

Komento: