
Gresa, ish-banore e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, është modele e njohur, e cila kohëve të fundit nuk ka pasur shumë prezencë në media.
Ajo ishte mjaft e komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së për pamjen dhe linjat e saj trupore.
Së fundmi, Gresa është shfaqur në një Instastory nga shtrati, ku ka publikuar një fotografi pa grim. Këtë herë, ajo është paraqitur në një pamje më natyrale, ndryshe nga imazhi me të cilin jemi mësuar ta shohim.
Fotografia e publikuar tregon Gresën në një paraqitje të zakonshme, larg grimit dhe rregullimit që zakonisht karakterizon paraqitjet e saj publike, shkruan, Kosovarja.
