Zjarr në autotransformatorin AT2 në nënstacionin “Kosova B”, KOSTT tregon nëse ka ndikuar në furnizimin me rrymë

09:53 | 26 Nëntor 2026

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në autotransformatorin AT2 (400/220 kV), në nënstacionin “Kosova B”.

Lajmi është bërë i ditur nga KOSTT, i cili ka njoftuar se menjëherë pas raportimit të zjarrit janë aktivizuar shërbimet emergjente, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas njoftimit, ekipet teknike të KOSTT-it ndodhen në terren, ku po bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe po shqyrtojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur avaria.

Megjithatë, ky incident nuk ka ndikuar në furnizimin me energji elektrike, i cili ka vazhduar pa ndërprerje. KOSTT ka bërë të ditur se avaria në autotransformator nuk ka ndikuar në funksionimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës.

Në fund, KOSTT ka falënderuar ekipet e zjarrfikësve për intervenimin, si dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin gjatë menaxhimit të situatës në vendin e ngjarjes.

Komento: