
Kuvendi i Kosovës, s’ka miratuar Propozim Rezolutën nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike.
Në votim morën pjesë 74 deputetë, ku 26 ishin për, ndërsa 49 ishin kundër.
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës, pas interpelancës së 12 nëntorit, propozoi një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, interpelancë e cila u zhvillua me ministrin Vitia, në lidhje me mungesën e barnave onkologjike dhe vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit që kishte mbetur pa terapi