Festa e 28 Nëntorit, kjo do të jetë ditë pushimi për administratën publike

16:13 | 26 Nëntor 2026

Për nder të festës së 28 Nëntorit, e hëna, më 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike në Kosovë.Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

“Të nderuar/a zyrtarë të administratës publike të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, e hënë, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike”, thuhet në njoftim.

Komento: