Goditet xhepi i atyre që ndërtojnë, ja sa janë rritur kostot në Kosovë

10:07 | 27 Nëntor 2026

Kostoja e ndërtimit në Kosovë ka shënuar rritje prej 6.1 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm në krahasim me tremujorin e dytë të këtij viti, Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN) është rritur për 1.4 për qind.

Rritja tremujore është vërejtur në disa kategori, ku prin energjia me 4.9 për qind, e ndjekur nga pagat me 3.3 për qind, transporti me 1.7 për qind, kostot e tjera me 1.4 për qind dhe materialet me 1.1 për qind.

Ndërkohë, te makineritë është regjistruar rënie prej 0.4 për qind.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025, rritja më e madhe është shënuar te transporti me 13.1 për qind, pagat me 9.7 për qind, kostot e tjera me 7.3 për qind, materialet me 5.4 për qind dhe energjia me 3.3 për qind.

Edhe në krahasimin vjetor, te makineritë është regjistruar rënie, këtë herë prej 0.6 për qind.

Të dhënat tregojnë se ndërtimi në Kosovë po përballet me kosto më të larta, veçanërisht në transport dhe paga.

Komento: