Tirana pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti udhëton drejt Shqipërisë

10:53 | 27 Nëntor 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku sot do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes.

Samiti po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, nën moton “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Evropës së bashku”.

Në këtë takim, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të diskutojnë për avancimin e reformave, zbatimin e Planit të Rritjes dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Bashkimin Evropian.

Aktivitetet e samitit do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave, ndërsa në orën 12:30 është paraparë konferenca e përbashkët për media e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe komisioneres europiane, Marta Kos.

Samiti në Tiranë vjen pas takimit të liderëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur dy ditë më parë në Bruksel.

Komento: