‘DRIDHET’ MANCHESTER UNITED, transferimi i madh i verës do t’i mungojë edhe për një kohë!

20:08 | 27 Nëntor 2026

Carlos Baleba pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth 2–3 muaj, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Romës.

Lajmin e ka konfirmuar Mauricio Pochettino, i cili ka bërë të ditur se mes vlerësimeve të stafit mjekësor është përmendur një periudhë rikuperimi prej 10 deri në 12 javësh, raporton ORAinfo.

“Baleba u lëndua kundër Romës dhe stafi mjekësor po fliste për 10–12 javë”, ka deklaruar Pochettino.

Ky lëndim përbën një goditje për futbollistin, i cili tashmë pritet të kalojë një periudhë të gjatë jashtë fushës, para se të rikthehet në dispozicion. /ORAinfo/

Komento: