Përparim Rama akuzon Kurtin për bllokada, thërret konferencë për media për rastin e Muralit të Nënë Terezës

09:29 | 28 Nëntor 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se po i bllokon punët e kryeqytetit.

Përmes një videos mbrëmë, Rama doli në shesh dhe tha se policia me “urdhër nga lart” ka ndaluar vendosjen e një murali për Nënë Terezën, i cili ishte planifikuar për 28 Nëntor.

“Edhe pse janë siguruar të gjitha lejet e nevojshme nga komuna, ata prapë bllokojnë pa asnjë dokument zyrtar. Mjafton të jetë urdhër nga lart. Paramendoni tash çka ka me ndodhë me projektet tjera në kryeqytet. Kjo që po bëni është e turpshme. Inatet politike le t’i lëmë anash, zgjedhjet kanë përfunduar, eja të bashkëpunojmë, jo për mua, për qytetarët e kryeqytetit”.

Për këtë temë Rama ka ftuar një konferencë për media për sot nga ora 09:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë mbrëmë në një reagim tha se Komuna e Prishtinës “ka dhënë pëlqim për ndërhyrje në një objekt që nuk është në pronësi dhe as në menaxhim të saj, pa autorizim, konsultim apo njoftim paraprak të ministrive përgjegjëse”.

Komento: