
Komandanti i Policisë ia ka prezantuar një letër kryetarit të Komunës Përparim Rama ku thotë se përmes saj Kryeprokurori ndalon vazhdimin e vendosjes së muralit të Nënë Terezës.
Sipas komandantit të Policisë, Kryeprokurori thotë se deri në një vendim të gjykatës nuk lejohet vendosja e muralit për shkak të problematikës mes dy palëve.
Kryetari i Prishtinës ka replikuar me komandantin e Policisë, duke thënë se s’bëhet fjalë për dy palë, dhe se është vetëm Komuna e Prishtinës.
Gjithashtu Rama ka kërkuar nga komandanti që ta tregojë vendimin për kamerat, megjithatë ai ka thënë se nuk i lejohet një gjë e tillë.
