
Bashkëshortja e këngëtarit Meda, Lule, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nënës së saj.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi, ku ka ndarë edhe detajet lidhur me organizimin e pritjes për të pame.
Sipas njoftimit, pritja do të mbahet në qytetin e Hässleholm në Suedi, më 28 dhe 29 nëntor, nga ora 10:00 deri në 16:00. Për burrat, pritja do të organizohet në adresën Hövingegatan 22, ndërsa për gratë në adresën Syrenvägen 9, në Hässleholm, shkruan Kosovarja.
Lajmi për humbjen e nënës vjen si një moment i vështirë për Lulen dhe familjen e saj, të cilëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje.
