Kur fillon dhe ku mund ta shikoni ndeshjen mes Nelson Hysës dhe Agit Kabayel?

22:58 | 28 Nëntor 2026

Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, do të ketë sonte sfidën më të madhe të karrierës së tij, teksa do të përballet me gjermanin Agit Kabayel në një duel për titullin e kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda, versioni WBC.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf të Gjermanisë, ku Kabayel do ta mbrojë për herë të parë titullin e kampionit të botës.

Karta e meçeve nis në orën 19:00, ndërsa hyrja e dy boksierëve në ring pritet të ndodhë rreth orës 23:00. Dueli do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën DAZN.

Komento: