
Linda Halimi muaj me parë u bë nënë për herë të parë.
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Linda Halimi së fundmi ka publikuar një fotografi të bukur familjare.
Artistja shqiptare shihet e buzëqeshur përkrahë bashkëshortit, Davon Edwards dhe vajzës Kaimanas.
“Familja ime e bukur”, ka shkruar ajo sipër imazhit të publikuar, përcjell rtv21.

Linda Halimi ka kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Artistja pati thënë se është zhvendosur atje për mundësitë që ofron Amerika, si dhe për vlerësimin që i bëhet femrës.
Linda dhe Davon më 11 mars të këtij viti janë bërë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Kaimana.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i artistes është “Murda”, i cili është publikuar në gusht të 2018
