Rrëmbimi i gruas në Fushë Kosovë, policia jep detaje për rastin

16:02 | 24 Qershor 2019

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë-Kosovë.

Dy persona të dyshuar kanë futur me forcë një grua në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë-Kosovë dhe ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Aktualisht në koordinim me institiucionet kompente jemi duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndryshe në pamjet e publikuara në internet shihet se si gruaja me forcë futet në veturë përderisa dëgjohet teksa bërtet për ndihmë.

Komento: