Ndeshja me Feronikelin, Milani do të vijë me të gjithë yjet

20:07 | 24 Qershor 2019

Do të zhvillohet ndeshja mes Feronikelit dhe Milanit.

Më 10 gusht kampioni i Kosovës Feronikeli do të ballafaqohet me 7 herë kampionin e Evropës, Milanin.

Ndeshja është zyrtarizuar javën e kaluar nga Feronikeli, ndonëse ende nuk ka ndonjë konfirmim në faqen zyrtare të Milanit.

Agron Selimi është një nga organizatorët kryesor të kësaj ndeshje miqësore. Ai ka thënë se skuadra italiane do të vijë e kompletuar në Prishtinë.

“Milano do të vijë me krejt yjet për të luajtur me Feronikelin. Zyrtarë të klubit italian kanë qëndruar sot në Prishtinë për të vëzhguar stadiumin, hotelin e ambientet ku do të qëndrojnë” theksoi Selimi.

Ndeshja Feronikeli – Milan do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri. Interesimi qysh tash është shumë i lartë nga tifozët shqiptarë, sidomos nga përkrahësit e Milanit.

Komento: