Nëse ndodh kjo Gattuso shkarkohet

18:18 | 23 December 2018

Gennaro Gattuso jo vetëm që duhet të mundë SPAL dhe Frosinone për të mbajtur punën e Milanit, , por edhe për të përmirësuar performancat, pasi që nëse kjo nuk ndodh Arsene Wengerin është duke pritur për ta marrë posti e tij përcjell ORAinfo.

Rossonerët u rrëzuan nga katër më të mirët pas humbjes në shtëpi të së shtunës kundër Fiorentinas.

Kjo ishte ndeshja e tretë e radhës e Serie A pa gjetur pjesën e prapme të rrjetës, duke barzuar 0-0 me Torino dhe Bolonjë.

Sipas burimeve të shumta, Gattuso duhet të fitojë dy ndeshjet e mbetura të 2018 kundër Frosinone më 26 dhjetor dhe SPAL më 29 dhjetor.

Edhe kjo mund të mos jetë e mjaftueshme, sikur të mos fitojë bindshëm edhe me shfaqje shumë më të forta, atëherë Gattuso mund të shkarkohet.

Vendin e tij mund ta zë ish-legjenda e Arsenalit, Wenger, aktualisht jashtë punës pas dekadash në Londër./ORAinfo/

Komento: